Mbyllja e çerdhes në zonën e ish-Bllokut, drejtuesja e ISHSH: Mirë është që dhe fëmijët të karantinohen! Dyshohet se u infektua…

Drejtuesja e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Areti Beruka ka folur në lidhje me mbylljen e çerdhes në zonën e Ish-bllokut ku u vetëkarantinuan 53 fëmijë dhe 22 persona nga stafi i çerdhes pasi dyshohet se persona nga stafi janë prekur nga koronavirusi.

Beruka u shpreh se Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, merr masat e duhura por për të gjitha denoncimet dhe konfirmime që vijnë nga operatorët e hetimit epidemiologjik. Sa i përket rastiti në fjalë, çerdhja u mbyll pasi dyshohet se u infektua një punonjëse.

“Po është e vërtetë. Nga strukturat e Epidemiologjisë së Operatorit, sapo morëm informacionin se dyshohej për një nga punonjëset e prapavijës së çerdhes me COVID-19, ne u detyruam të bëjmë mbylljen e aktivitetit.

Nga konstatimi që në kemi bërë çerdhja ishte dezinfektuar, por duhej bërë mbyllja për të karantinuar të gjithë stafin që ka qenë person kontakti. Mirë është që edhe fëmijët të bënin një karantinim”, sqaroi Beruka.

Në një intervistë për “ABC-ja e mëngjesit” ajo tha se rritja e rasteve ka ardhur si pasojë e mosprespektimit të masave.

“Në fakt masat administrative të vendosura kanë sjellë në njëfarë mënyre përmirësim. Subjektet të cilat kanë grumbullime duhet të respektohet distanca sociale, ndërsa në vendet e mbyllura duhet patjetër të vendoset maska. COVID-19 është prezent dhe nëse nuk binden me numrat është e palogjikshme të vazhdojmë të flasim”, u shpreh ajo

Back to top button
LAJMET E FUNDIT