Shifrat rriten frikshëm/ Rekord i ri të infektuarish në vend në 24 orët e fundit

82 raste në vend në 24 orët e fundit me covid-19 janë konfirmuar, bejnë me dije burime për Top Channel.

Prej ditësh tashmë po regjistrohen në vend shifra të larta për rastet me covid-19.

Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve Mira Rakacolli e ftuar sot në studion e Wake Up, në Top Channel tha se shifrat e larta të ditëve të fundit ishin të pritshme që në momentin që u vendos për hapjen e vendit.

“Çdo program hapje shoqërohet me rritje, kudo është ky fenomen, ne e prisnim , kemi menduar dhe një maksimum numrash në rast hapjesh dhe se deri ku mund të përballohen. Dhe këto që kemi aktualisht janë të përballueshme. Momenti që u bë hapja ishte tërësisht e arsyeshme kjo gjë”, tha ajo.

Por Rakacolli flet dhe për një neglizhencë dhe ulje të vigjilencës nga qytetarët:

“Vërtet u tha se do hapen të gjitha, bizneset etj me radhë, por të gjitha këto duhet me protokolle, me maska, distancim etj me radhë dhe të gjitha këto nuk janë zbatuar fatkeqësisht , sepse po vëmë re se njerëzit po sillen sikur të kishte mbaruar pandemia”.

Pyetjet se a po shkojmë drejt një imunizimi të popullatës, Rakacolli iu përgjigj: Do duhet që 60-70 përqind e popullsisë ta ketë kaluar minimalisht sëmundjen që të flasim për diçka të tillë. Por duhet të mbrohemi derisa të dalë vaksina.

Shpërndarja gjeografike e të prekurve në 24 orët e fundit është si vijon: 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 I prekur në Korçë dhe Pukë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1064.

Ne 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç nga Puka, i cili vuante nga spok dhe ishte ne gjendje te rende i intubuar prej disa ditësh. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor 68 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 571 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT