“Kështu nuk vazhdohet…”, Rama shpall 3 masat: Nga sot anulohen këto aktivitete

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se situata e krijuar nga koroanvirusi ka detyruar të mbledhë këshillin e mjekëve për të analizuar për masat që do të merren në të ardhmen.

Duke theksuar se jemi në fazën e ndëshkimeve, por të konsultimeve kryeministri ka prezantuar gjithashtu dhe aktivitetet që nuk do të lejohen në Shqipëri, që kanë me qëllim parandalimin e përhapjes së koroanvirusit.

Rama shpreh shqetësimin për rritjen e numrave të infektuarve dhe e sheh si opsion të fundit rimbylljen.

“Nuk do të lejojmë më asnjë lloj grumbullimi qoftë dhe politik. U them të gjithëve vazhdoni punën, liria e lëvizjes është e garantuar, por grumbullime më shumë se numri i personave të lejuar nga protokollet e sigurisë nuk do të lejohen më. Policia e shtetit do të bëjë detyrën, pa bërë asnjë dallim”.

Pjesë nga deklarata e Ramës

Për bukën e gojës në Shqipëri nuk ka vdekur askush qysh nga koha e Skënderbeut. Një mbyllje tjetër do të ishte dërrmuese për Shqipërinë për çdo familje dhe për burimet e energjisë së rimëkëmbjes. Ajo që dua të ndaj me ju është se nëse do të vazhdojmë kështu do të na duhet të rimbyllemi dhe do të na duhet të përballojmë me shumëfish sëkëlldinë dhe pasojat që morëm nga mbyllja e parë. As në mend nuk dua ta çoj se kjo do ndodhë sepse jemi ende në kohë.

Armiku i padukshëm nuk ka ikur asnjëherë, është aty. Numrat janë shqetësues por janë ende nën kontroll. Testimet janë rritur dhe lufta në front vazhdon njësoj me përkushtimin e mjekëve e infermierëve. Gatishmëria jonë vijon të rritet me shtimin e investimet të mjeteve. Por fati i kësaj lufte vendoset nga qytetarët. Vendoset dhe nga distancimi social në kushtet e këtij normaliteti.

Pasi kam folur gjerë e gjatë me ekspertët kemi marrë tre vendime.

1-Nuk do të lejojmë më asnjë lloj grumbullimi, qoftë edhe politik dhe u them të gjithëve vazhdoni punën, liria lëvizjes është e garantuar, por grumbullimi me shumë se sa numri i personave të lejuara nga protokolli i sigurisë nuk do të lejohet më. Policia do të bëj detyrën pa bërë asnjë dallim ndaj kujtdo qoftë. Kush merr pjesë në grumbullimi apo grupime më të mëdha se sa numrat e lejuara do të penalizohet drejtpërdrejtë individualisht.

2- Bizneset nuk do të tolerohen më në shkelje të protokolleve të sigurisë duke rrezikuar shëndetin e njerëzve. Përvec gjobave do u hiqet dhe liria.

3- Qytetarët do të vijonë të qarkullojë lirisht pa kufizime e autorizime, por edhe ato do të penalizohen nëse kapen në shkelje të rregullave të thjeshta të distancimit social.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT