Alarmi për plehrat në Durrës, Rama siguron: Në asnjë zonë të bashkisë nuk do të hidhen

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën e shpallur si emergjencë mjedisore në qytetin e Durrësit për shkak se mbetjet urbane po hidhen në rrugë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se mediat po keqpërdorin shqetësimin qytetar për të nxitur pakënaqësinë.
“Në vend që ta dizinformojnë publikun dhe të keqpërdorin shqetësimin qytetar, për audiencë dhe për të nxitur shfaqjet e pakënaqësisë që ushqehet me lajme të rreme, mediat duhet t’u thonë durrsakëve se s’do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë në këtë fazë tranzicioni!”, shkruan Rama në Twitter.
Situata e rëndë u krijua për faktin se qeveria mori vendimin për mos depozitimin e mbetjeve në landifillin e Porto Romanos. Kjo solli një që shumë prej firmave apo njerëz të tjerë hidhnin plehrat rrugëve, duke mos i dërguar ato sipas vendimit të marrë në landfillin e Sharrës në Tiranë.