Minoritari grek dogji flamurit shqiptar/ PDIU: SPAK të hetojë aktet e rënda, protestojmë për heshtjen e autoriteteve

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka regaur për ngjarjen skandaloze që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Sarandës, ku një minoritar grek i ka vënë flakën flamurit shqiptar.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, PDIU proteston fuqishëm për provokimet që po shfaqen në jug të vendit dhe heshtjen e autoriteteve shqiptare.

PDIU fton organet e prokurorisë dhe SPAK të hetojnë mbi aktet e rënda, që çojnë vendin në skenare shumë të rrezikshme dhe cënojnë integritetin territorial të Shqipërisë.

Sipas PDIU, kryeministri Rama që betohej poshtë koshit të basketbollit, se do të ngrinte zërin për Çamërinë kur i kishte jetike votat e PDIU-së, sot mbyll sytë dhe hesht përballë provokimeve të shovinistëve fqinje.

Postimi i plotë:

Protestojmë fuqishëm për provokimet që po shfaqen në jug të vendit dhe heshtjen e autoriteteve shqiptare.

Ftojmë organet e prokurorisë dhe SPAK të hetojnë mbi aktet e rënda që çojnë vendin në skenare shumë të rrezikshm dhe cënojnë integritetin territorial të Shqipërisë.

Djegia e flamurit kombëtar të Shqipërisë nga ekstremistë greke dhe lajmi për krijimin e një formacioni ushtarak për aneksimin e jugut janë ngjarje të rënda e vepra penale të rënda dhe kërkojnë reagim zyrtar urgjent. Ndërkoheë nga autoritetet shtetërore nuk ka asnjë prononcim për këto vepra të rënda që përdhosin simbolet kombëtare e cënojnë integritetin territorial të vendit.

Kryeministri shqiptar që betohej poshtë koshit të basketbollit, se do të ngrinte zërin për Çamërinë kur i kishte jetike votat e PDIU-së, sot mbyll sytë dhe hesht përballë provokimeve të shovinistëve fqinje. Ju ka përmbushur atyre çdo kërkesë, nga mbushja e jugut me varret e ushtarëve pushtues, që i nderon me ceremonial shtetëror, heqja e vendlindjes për të moshuarit e Çamërisë, censusin e popullatës sipas kërkesave të Athinës zyrtare, nderimi i andartëve grekë që masakruan shqiptarët në jug, e që sot kanë buste në territorin e Republikës së Shqipërisë për turpin e të gjithëve në dënimin me heshtje e harrim që i bëri Çamërisë.

Heshtja e tij flet shumë për nënshtrimin e politikës shqiptare ndaj shovinizmit fqinj.

Ftojmë organet e prokurorisë dhe SPAK të hetojnë mbi këto akte të rënda që mund të çojnë vendin në skenare shumë të rrezikshme, e të cënojnë integritetin territorial të Shqipërisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT