Katër ditët e “zjarrit” me koronavirus në Shqipëri: Çfarë do të thotë?

Nga Dr. Ilir Alimehmeti*

➡️ Në përgjithësi, po gjejmë më shumë raste por duken kryesisht raste të lehta ose asimptomatike!

➡️ Le t’i analizojmë me kujdes të gjitha shifrat miqtë e mi, të cilat ofrohen qartë nga autoritetet zyrtare!

(Burimi: Ministria e Shëndetësisë)

? Raste të reja pozitive:

13 Qershor: 48 raste të reja (389 raste aktive)

14 Qershor: 57 raste të reja (441 raste aktive)

15 Qershor: 69 raste të reja (499 raste aktive)

16 Qershor: 82 raste të reja (571 raste aktive)

? Testime:

13 Qershor: 270 testime (17.8% pozitive)

14 Qershor: 362 testime (15.7% pozitive)

15 Qershor: 319 testime (21.6% pozitive)

16 Qershor: 364 testime (22.5% pozitive)

? Të shtruar në spital (përfshihen edhe shtrimet e lehta edhe shtrimet në intensiv):

13 Qershor: 52 të shtruar (13.4% e rasteve aktive)

14 Qershor: 47 të shtruar (10.7% e rasteve aktive)

15 Qershor: 50 të shtruar (10.0% e rasteve aktive)

16 Qershor: 50 të shtruar (8.8% e rasteve aktive)

? Të shtruar në terapi intensive (përfshihen edhe pacientët e intubuar):

13 Qershor: 7 në terapi intensive (1.8% e rasteve aktive)

14 Qershor: 7 në terapi intensive (1.6% e rasteve aktive)

15 Qershor: 7 në terapi intensive (1.4% e rasteve aktive)

16 Qershor: 8 në terapi intensive (1.4% e rasteve aktive)

? Të shtruar në terapi intensive dhe të intubuar:

13 Qershor: 1 i intubuar (0.03% e rasteve aktive)

14 Qershor: 1 i intubuar (0.02% e rasteve aktive)

15 Qershor: 1 i intubuar (0.02% e rasteve aktive)

16 Qershor: 2 të intubuar (0.04% % e rasteve aktive)

Cit. Ministria e Shëndetësisë: “Ne 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç, nga Puka, i cili vuante nga SPOK (Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronik) dhe ishte në gjendje të rëndë, i intubuar prej disa ditësh.”

?Ngushëllime familjes!?

❓A ishte infektim spitalor apo komunitar nuk saktësohet në njoftimin më sipër.

✅ Pra, miqtë e mi, mos u hutoni vetëm nga rastet e reja!

✅ Shifrat kryesore janë shtrimet spitalore dhe këto nuk shfaqin asnjë përkeqësim!

✅ Në vlera absolute shtrimet spitalore kanë mbetur njësoj në këto katër ditë edhe pse ka ritme të mëdha zbulimi epidemiologjik!

✅ Në vlera relative, shtrimet spitalore janë ulur si përqindje e rasteve aktive të gjetura!

Ndërkohë mos harroni të ruani distancimin fizik dhe higjienën e kujdesshme!

Evitoni grumbullimet!

*Epidemiolog Klinik, Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Back to top button
LAJMET E FUNDIT