Pasi ofendon shqiptarët, Ilir Paço sulmon edhe Marin Memën (FOTO)
Në faktet e prezantuara, Paco shihet se ka qenë aktiv në shumë faqe propaganduese antishqiptare brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Gazetari shqiptar, Ilir Paço, ndoshta shumë nuk e kanë ditur ose nuk e kanë pritur nga një gazetar në TV Kombëtar, por gjatë këtyre kohëve të fundit ka qënë jashtzakonisht aktiv nëpër rrjetet sociale dhe kryesisht në grupet ekstremiste antishqiptare greke, në grupet terroriste greke që pretendojnë për “vorio-epirin” por edhe në grupe mbështetësish të terroristit Kacifas.
Gazetari shfaet hapur pasi jepte ‘zemra’ si dhe ngrinte në piedestal të ashtuquajturën ‘Ushtria e Vorio-Epirit’ dhe terroristin Kacifas, në postimet e një portali grek, Himara.gr .
Përveç reagimeve të lartpërmendura në postimet e këtij portali, gazetari Ilir Paço, shkoi deri aty sa e cilësoi Kostantinos Kacifasin, si ‘të pavdekshëm’, edhe pse ky i fundit u vra në një përballje me policinë shqiptare.
Faqja Himara.gr, kishte postuar një ushtar grek që shenjë dalluese në sup ka vendosur flamurin e Epirit te Veriut, i cili mbante një armë. Nga kjo pamje na është mahnitur gazetari Ilir Paço, i cili në ekzaltim e sipër i ka bërë zemra fotos.
Nuk i dimë se çfarë arsyesh ka Paço për të qenë kaq shumë i dashuruar me ushtrinë greke, aq më tepër, me ushtar të tillë, por mos të duket çudi që edhe ky të jetë pjesë e listës sekrete që paguhen nga ministria e jashtme greke.

Por, pas reagimit të fortë në rrjetet sociale dhe lajmeve të publikuara, sot Ilir Paço ka fshirë llogarinë e tij në Facebook, duke kërkuar të fshehë komente të tjera të mundshme të shkruara në favor të shtetit grek, që shpeshherë provokon Shqipërinë siç ishte edhe në rastin Kacifasit.
Sado ta mbyllë profilin Paço, ne faktet i kemi fotografuar dhe po ua sjellim gjerësisht dhe do të vazhdojmë tua sjellim dhe në ditët në vijim vrerin që vjell për shqipërinë gazetari i televizionit kombetar shqiptar.
Tanimë mbetet që gazetari Ilir Paço të dalë në një qëndrim publik për të shpjeguar arsyet se pse vepron si ‘mercenar’ për llogari të shtetit grek që provokon vazhdimisht vendin tonë si me djegien e flamurit kombëtar apo futjen e një pyke të tillë si Ilir Paço për të shkruar e komentuar në favor të Athinës.



