VIDEO: Zviceranët “dorëzohen” para saksofonit shqip në aeroportin e Zyrihut

Një numër i madh pasagjerësh të cilët prisnin që gjatë ditës së djeshme të udhëtonin me avionin e kompanisë zvicerane Edelweiss, nga Zyrihu në Tiranë, kanë mbetur të bllokuar në aeroportin e qytetit zvicerian.

Kompanisë Edelweiss, nuk i është lejuar fluturimi drejt aeroportit Nënë Tereza të Tiranës.

Qytetarët u përpoqën me të gjitha mundësitë të komunikonin me autoritetet për të gjetur zgjidhje, por gjithashtu ata gjetën dhe mënyra për të hequr stresin e pritjes së gjatë.

Një prej udhëtarëve kishte saksofon me vete dhe nisi të luaj me të për ç’tensionuar edhe pak situatën.

Siç shihet në videot e siguruara nga DITA, pak përpara nisjes qytetarët shqiptarë ia kanë nisur… valles.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT