Britanikët publikuan skandalin e mishit të ariut në Shqipëri, flet pronari i restorantit

Pasi gazeta e njohur angleze “The Indipendent” denoncoi se në menunë e një restoranti në Drilon të Pogradecit servirej mish ariu, ka reaguar pronari i këtij lokali.

Në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel, pronari i restorantit u shpreh i indinjuar se ky lajm, sipas tij i pavërtetë, ka prishur imazhin e lokalit të tij si dhe gjithë Pogradecit.

“Mua më ka prishur imazhin e lokalit dhe të Pogradecit. Kur e dëgojva nuk e di si u bëra. Më ka dhënë shumë shqetësim. Më kanë marrë të gjithë në telefon. Mishi i ariut nuk ka qenë kurrë në menunë time. E dënoj si akt njerëzor rreptësisht. Dhe kam ikur në Sarandë e gjithandej me familjen nëpër restorante dhe vetëm ta dëgjoj nuk e di se si do veproja.

Simbol i restorantit tim është ariu i balsamosur, por është thjeshtë simbol, nuk do të thotë gjë,” tha ai.

Sipas “Indipendent” kjo tregon hapur tregtimin e paligjshëm të jetë së egër në vendin tonë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT