Shpërthimi i koronavirusit, mjeku nxjerr shifrat: Mos u hutoni, ka ritme të mëdha zbulimi

Mjeku Ilir Alimehmeti me anë të postimi në rrjetet socilae ka komentuar shifrat alarmante të katër ditëve të fundit, ku u konstatuan një rritje të frikshme të numrit të të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. E marta ishte shifra më e lartë, duke regjistruar 82 të prekur.
Duke iu referuar shifrave zyrtare të publikuara nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, doktor Alimehmeti shprehet se se ka më shumë raste, por duken kryesisht raste të lehta ose asimptomatike!
“Pra, miqtë e mi, mos u hutoni vetëm nga rastet e reja! Shifrat kryesore janë shtrimet spitalore dhe këto nuk shfaqin asnjë përkeqësim! Në vlera absolute shtrimet spitalore kanë mbetur njësoj në këto katër ditë edhe pse ka ritme të mëdha zbulimi epidemiologjik!”, shkruan mjeku mes të tjerash.
Raste të reja pozitive:
13 Qershor: 48 raste të reja (389 raste aktive)
14 Qershor: 57 raste të reja (441 raste aktive)
15 Qershor: 69 raste të reja (499 raste aktive)
16 Qershor: 82 raste të reja (571 raste aktive)
Testime:
13 Qershor: 270 testime (17.8% pozitive)
14 Qershor: 362 testime (15.7% pozitive)
15 Qershor: 319 testime (21.6% pozitive)
16 Qershor: 364 testime (22.5% pozitive)
Të shtruar në spital (përfshihen edhe shtrimet e lehta edhe shtrimet në intensiv):
13 Qershor: 52 të shtruar (13.4% e rasteve aktive)
14 Qershor: 47 të shtruar (10.7% e rasteve aktive)
15 Qershor: 50 të shtruar (10.0% e rasteve aktive)
16 Qershor: 50 të shtruar (8.8% e rasteve aktive)
Të shtruar në terapi intensive (përfshihen edhe pacientët e intubuar):
13 Qershor: 7 në terapi intensive (1.8% e rasteve aktive)
14 Qershor: 7 në terapi intensive (1.6% e rasteve aktive)
15 Qershor: 7 në terapi intensive (1.4% e rasteve aktive)
16 Qershor: 8 në terapi intensive (1.4% e rasteve aktive)
Të shtruar në terapi intensive dhe të intubuar:
13 Qershor: 1 i intubuar (0.03% e rasteve aktive)
14 Qershor: 1 i intubuar (0.02% e rasteve aktive)
15 Qershor: 1 i intubuar (0.02% e rasteve aktive)
16 Qershor: 2 të intubuar (0.04% % e rasteve aktive)