SHIFRAT ALARMANTE/ Shtohen 20 mijë të papunë në vetëm 3 muaj në Shqipëri

Shtohen 20 mijë të papunë në 3-mujorin e parë në Shqipëri.

Në fund të muajit mars, në vend kishte zyrtarisht rreth 20 mijë të punësuar më pak, sipas të dhënave administrative të tregut të punës, të raportuara nga 1NSTAT për tremujorin e parë. Nga këta, rreth 7,400 janë në sektorin privat jobujqësor, ndërsa rreth 12.8 mijë janë në sektorin bujqësor.

NSTAT i raporton të dhënat administrative për sektorin privat jobujqësor, si një mesatare tremujore e llogaritur me të dhënat e listë pagesave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Fundi i marsit përkoi dhe me fillimin e pandemisë së Covid-19 dhe mbylljen e shumë bizneseve, që detyroi dhe hegjen nga puna të punonjësve.

Por efekti i saktë pritet të konstatohet në shifrat e tremujorit të dytë, teksa raporti për punonjësit e marsit tek tatimet bëhet deri në datën 20 prill. Gjithsesi, ky është tremujori i dytë me rënie të numrit të punonjësve në privat, pas tkurrjes me rreth 9,600 persona në periudhën tetor-dhjetor 2019.

Në fund të marsit, raporton revista Monitor, në sektorin privat kishte gjithsej 508 mijë të punësuar, në bujqësi 451 mijë dhe në shtet, rreth 174 mijë persona. Për sektorin bujqësor, të dhënat administrative përdorin anketën. Por fermerët kanë pohuar për shkak të pandemisë nuk kanë mundur të paguajnë sigurimet shoqërore në muajin mars.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT