Nuk ndalet koronavirusi në vend, rritet sërish numri i të infektuarve

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 66 raste të reja me koronavirus. Prej ditësh vendi ynë po regjistron shifra të larta të rasteve pozitive me Covid-19.

Ditën e djeshme u regjistruan 50 raste të reja dhe një humbje jete, ndërsa Ministra e Shëndetësisë tha se rritja e rasteve ditore pozitive në javën e fundit lidhet me uljen e vigjilencës dhe moszbatimin e rregullave të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore.

“E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara.

Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur dhe mos i harroni kur dilni nga shtëpia. Vendosini ato kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh“, thuhej në deklaratën e tyre.

Deri më tani, 38 persona e kanë humbur betejën me Covid në vendin tonë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT