Valteri nxjerr videon nga atentati i prokurorit Arjan Ndoja: Pse s’i kapni autorët! Tahiri e Xhafaj…

Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri ka publikuar një video në Kuvend, sipas së cilit ëhstë e pablikuar më parë, ku tregohen qartë dy ekzekutuesit e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Ai thotë se policia nuk ka bërë veprimet e duhura për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje me qëllim, e ndërsa nuk i ka kursyer akuzat edhe për Saimir Tahirin dhe Fatmir Xhafajn, sipas së cilit janë subjekt i OFL-së.

“Kuptova që je vetëm për tendera aty ose për emërime, ti je ministër teknik. Nuk ta ka shpjeguar kryeministri Rama që je personi përgjegjës për gjithçka ndodh, je politik. Ti na përmende Lazaratin, po në Mirditë ke dyfishin e drogës, çoja paraadhësit tënd OFL-në, e jo atyre. Nuk na bën pallavra për këtë punë. Këtu (tregon videon) tregohet shumë qartë ekzekutori i prokurorit Arjan Ndoja, Redjan Rrahja dhe ai pa kapele, në këtë sallë pengohet zbardhja e kësaj ngjarjeje. I ke të 12 drejtorët e qarqeve për përfshirë në krim, 30% që merrte paraardhësi yt, ndoshta ti s’ke informacion, se ndoshta s’të kanë dhënë lekë, se për mua ti dukesh një burrë shumë i mirë. Ju ndoshta i shihni si shifra, por unë uroj që ajo harta shpresoj që të shkoj drejt zero, mos të kemi të vrarë, kështu si e keni katandisur ju policinë e shtetit, do vriten dhe do shkatërroheni”, tha Valteri.

Ministri Lleshaj tha se deputeti i opozitës së re, Halit Valteri nuk është i shqetësuar për krimin në Shqipëri, por vetëm për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në Durrës, për të cilën shprehet se është në hetim e sipër dhe nuk është targeti i tij që të ndërhyjë.

“E kuptova se ku ishte shqetësimi, e kuptova që ishte për një shqetësim konkret dhe jo të përgjithshëm, unë nuk merrem me raste konkrete, nuk bëj as hetime, as nuk kqyr kamera, as marr në pyetje. Unë drejtoj policinë e Shtetit, përgjegjës për hetimin është prokuroria, më bëj të them qoftë për rastin e Durrësit jam i angazhuar për perfomancën e policisë, por pa u futur në detaje, këtë e zgjedhin punën e hetuesit”, tha Lleshaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT