Atentatet e bujshme/ Debat i ashpër në Parlament, Valteri: Llesh, jep dorëheqjen si ministër

Seanca e Parlamentit ka nisur me debate të ashpra për sa i përket rendit dhe sigurisë në Shqipëri. Shkak për këtë debat të fortë ka qenë interpelanca e thirrur nga opozita me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshajn për rendin e sigurinë.
Deputeti opozitës, Halit Valteri akuzoi ministrin e Brendshëm për mos zbardhjen e vrasjeve të bujshme duke e lidhur me ngjarjen e ndodhur në Durrës ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji.
“Njerëzit kanë një mungesë shprese dhe të gjithë sot pyesin se ku ka humbur Shqipëria. Qeveria jo vetëm ka dështuar por s’ka qenë në gjendje as të identifikojë rrëshqitjen e Shqipërisë. Pa bashkëpunimin e policisë asnjë nga këta kriminelë që shikohen në rrugë nuk do të shikoheshin në rrugë. Çfarë të bëjë polici me barkun bosh? Shqipëria po lulëzon me banditë e kriminelë, çdo ditë është dikush që kanoset e kërcënohet gati ,marrë t’i pronën. Askush nuk duhet të bëjë të paditurin për forcën e krimit në vendin tonë. Çfarë ndodh në Shqipëri është e lidhur me Rilindjen. Lezha u votua prej të të fortëve të saj, tani kemi çuar edhe ministrin e brendshëm që t’i fuqizojë më mirë. Mund të ketë ndodhur edhe në vende të tjera të botës që qeveria të jetë e lidhur me krimin. Në datën 1/11/2019 në Durrës në drejtim të mjetit ku udhëtonte, A ka informacion policia për kriminelët?”, është shprehur Valteri.
Më tej ai theksoi se “Çfarë të bëj një polic me barkun bosh, me 400 mijë lekë të vjetra rrogë. Çdo ditë ka një vrasje, ka një rrëmbim, ka një kanosje. Këtu dëgjojmë vetëm pallavra. Sot shqiptarët janë të bindur që flaka dhe tymi mund të mos jetë dukur ende por shumë shpejt do të jenë në duart tona. Çfarë ndodh në Shqipëri është e lidhur me “Rilindjen”. A ju kujtohet Lezha, duke e lënë në pa përfaqësim në atë Parlament”.
Drejtuar ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ai theksoi se duhet të shohë se çfarë po ndodh në Shqipëri dhe të mos bëhet memec përballë krimit. “Kam parë policë pjesë të bandës kriminale, por nuk je ti ai. Për krimin nuk më fole. A e dini zoti Lleshi që dy ministrat tuaj paraardhës janë subjekt të OFL. Po shoferët e tyre. Kaq memec, kaq shurdh jeni bërë që nuk i shikoni këto gjëra. Zoti Lleshi hajde këtu dhe fol për krimin, mos bëj propagandë qeverie”, u shpreh ai.
Lleshaj: Krimi ka ulje galopante të shifrave
Ministri i Brendëshëm Sandër Lleshaj, në fjalën e tij në Kuvend, ka deklaruar se krimi në Shqipëri kë një ulje galopante nga viti në vit, duke theksuar se në gjë e tillë do të ndodh për aq kohë sa PS-ja do të drejtojë vendin. Në përgjigje të deputetit të opozitës së re, Halit Valteri i cili thirri interpelancën, Lleshaj tha se krimi në Shqipëri është poshtë nivelit mesatar Europian.
“Ka ulje galopante të krimit, bëni shqiptar ose merrni shtetësi tjetër. Për këdo që di shkrim dhe këndim t’i referohet shifrave zyrtare të cilat thonë se kanë rënë vrasjet në Shqipëri nga 2012 deri sot. 126 në vitin 2012, kur drejtohej nga PD-ja. Ndërsa në vitin 2019, ky numër ka qenë 57 dhe sot ky numër është 21, pra një tendencë të dukshme të ulët me një vit më parë. konkluzioni i juaj për rritje galopante të krimit është shtrëmbërim i realitetit. Problemi i juaj është ku i keni referencat, ose flisni me gojën e shifrave të institucioneve shqiptare ose me mendjen dhe gojën e tjetër kujt, mesa shoh ju keni vendosur të flisni me gojën dhe mendjen e tjetër kujt. I bie që nëse kemi do ditë vrasje, do të kemi 365 vrasje pra shkojmë në kuotat e qeverisje suaj, por jemi në vitin 2020 poshtë mesatares europiane. Po ju ftoj që të zgjidhni me përgjegjësi të lartë referencat tuaja. Do ketë ulje të kriminalitet për aq kohë sa do e qeverisim ne. OFL ka marrë një përpjekje të gjerë, 43 vendime gjykatë për konfiskim dhe sekuestrim që inkurajon thellimin e punës që provojnë drejtësinë dhe angazhimin serioz”, u shpreh Lleshaj.
Sipas tij, “kemi 72% më shumë hetime proaktive kundër kultivimit të kanabisit. Ftoj zyrtarët në vend për angazhim të pandërprerë dhe kujdes të shtuar se cedimi sado i vogël do të shoqërohet me pasoja të rënda penale jo vetëm për ato të përfshirë drejtpërdrejtë në krim, por edhe për zyrtarët që kanë detyrim kontrollin e territorit. Edhe këtë vit sasitë e kapura në vendet fqinje me origjinë nga Shqipëria janë në rënie krahasuar edhe më një vit më parë, në Puglia janë kapur 1769 kg lëndë narkotike nga Shqipëria. Mund të duket shumë, por ka pasur kohë kur kemi çuar tonelata të tëra, kur keni krijuar tonelata të tëra, kur jeni bërë markë e turpshme me Lazaratin e turpshëm. Kemi mbërritur në minimume historike”.
Por Valteri ka kontestuar shifrat e e dhëna, duke i kërkuar ministrit të japë dorëheqjen. “Llesh jep dorëheqjen, unë nuk besoj se ti je i lidhur, por ka 12 policë të qarqeve që janë të lidhur me krimin dhe presin fitimet nga kanabisi”.