Sulmet ndaj ambasadorit Soreca, reagon zëdhënësi i KE: Janë të pabaza

Përplasjet për procesin e reformës zgjedhore kanë shkaktuar pakënaqësi ndaj punës që po bëjnë ndërkombëtarët. Gjithashtu në disa media është kritikuar qëndrimi që po mban ambasadori i Delegacionit të BE-së, Luigi Soreca, duke akuzuar se po mban anën e qeverisë dhe nuk po raporton në mënyrë reale situatën në Shqipëri në Bruksel.
Reagime të tilla duket se kanë krijuar një shqetësim në zyrat e Komisionit Europian në Bruksel, të cilët kanë reaguar ndaj akuzave për punën e delegacionit të BE-së.
Zëdhënësi i Komisionit Europian Peter Stano ka reaguar përmes rrjetit social Tëitter në lidhje me disa akuza për punën e BE-së në Shqipëri.
“Akuzat në disa media që vejnë në pikëpyetje punën e delegacionit të BE-së në Shqipëri janë të pabaza. Qëndrimet e shprehura nga delegacioni i BE në Tiranë janë qëndrime të BE-së. Ne mbështesim plotësisht punën e saj të shkëlqyer duke përfshirë edhe reformën elektorale drejtuar nga Ambasadori Soreca dhe ekipi i tij për ta afruar Shqipërinë me Bashkimin Europian”, shkruan Stano.
Albania: Allegations in some media questioning the work of our @EUinAlbania are baseless.Positions Xpressed by EU DEL in Tirana ARE positions of the EU. We fully support its excellent work,incl.recently on electoral reform,led by @LSorecaEU & his team to bring ?? closer to ??
— Peter Stano (@ExtSpoxEU) June 18, 2020