Atentati ndaj prokurorit/ Deputeti i opozitës nxjerr videon në Kuvend, thirret nga SPAK

Deputeti Halit Valteri ka publikuar sot disa pamje të atentatit të prokurorit Arjan Ndoja. Pas publikimit të pamjeve në Kuvend, deptueti Valteri është thirrur nga Struktura e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK).

Sipas informacioneve SPAK kërkon nga Valteri që të dorëzojë videon që disponon, pasi sipas deputetit në pamje shihen autorët e vrasjes së Andi Malokut. Po ashtu deputeti do të merret dhe në pyetje për të parë nëse ai disponon prova të tjera që ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes që ka ndodhur vitin e kaluar.

Sot në Kuvend, Valteri ka zhvilluar një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe i ka kërkuar atij llogari për zbardhjen e atentatit ndaj prokurororit Ndoja. Gjatë fjalët, Valteri ka publikuar dhe një video ku shiheshin dy persona, që sipas tij janë vrasësit e Andi Malokut.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT