Rama sqaron kërcënimin ndaj Bashës dhe flet për takimin me Metën

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kurrë nuk e ka kërcënuar kreun e PD-së, Lulzim Basha. Ai theksoi se gjuha e përdor është më se normale dhe se nuk e ka zakon të kërcënojë njerëz.

“Unë nuk bëj kërcënime dhe nuk e kam në ADN dhe në kulturën time, por mbase ngatërroni të folurin hapur e direkt, shpeshherë e quani arrogancë, ose ndryshe, ajo që unë thashë dhe e përsëris është që ky është një proces ku duhet të respektojmë qëllimin që është i përbashkët, askush nuk dyshon besoj, unë jo, që në raport me këtë qëllim nuk kemi diferenca, nuk dyshoj që Basha apo Meta, apo shtojini emrat vetë, nuk duan që Shqipëria të integrohet në BE, por nuk mjafton se nuk është udhëtim me avion, është ndërtimi këtu i Evropës, vlerave, parimeve dhe standardeve të kthyera në materie demokratike institucionesh e komunikimi”, tha ai.

Ndërkohë, i pyetur nëse e ka ftuar Presidentin Ilir Meta për të folur për integrimin, Rama deklaroi: “Nuk kam pasur orë për muhabet. Integrimi ka ura ndërveprimi dhe në këtë drejtim mund të them që po, kemi qenë bashkë në tryezën e Këshillit Kombëtar të Integrimit dhe unë do jem në çdo pikë ku është e nevojshme prania ime”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT