Mjeku shqiptar flet nga Madridi: Me shumë raste ditore të virusit në Shqipëri se në Spanjë

Mjeku Kita Sallabanda ka folur për situatën e koronavirusit në vend, ku gjatë ditëve të fundit është raportuar një rritje drastike e numrit të rasteve të reja.

Në një intervistë për emisionin “Byro Politike” mbrëmjen e së mërkurës, mjeku deklaroi nga Madridi se numri i rasteve të reja ditën e djeshme në Shqipëri ishte dyfishi i të infektuarve ditorë në Spanjë.

Sallabanda theksoi se rikthimi në karantinë nuk është rruga e duhur.

Sipas tij, një izolim i dytë do të sillte pasoja të rënda për ekonominë.

 “Unë mendoj se nuk është kjo rruga. Ne vuajtëm. Ekonomia spanjolle ka rënë deri në 10%. Nuk ka ndodhur në historinë e Spanjës. Për mua rruga është mbajtja e masave individuale të higjienës. Nëse futemi sërish në karantinë do të kemi dëme ekonomike të papara. E çuditshme në Shqipëri është se ju keni 1/3 e të sëmurëve në Spanjë. Ju kishit dje dyfishin e të infektuarve se në Spanjë. Unë mendoj se njerëzit kanë filluar të çlirohen nga frika. Edhe mjekët nuk mund të lëvizin pa maska, është e patoleruershme”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT