Spartak Ngjela flet për shkarkimin e Fatmira Hajdarit dhe “autogolin” e Metës me Dvoranin

Avokati Spartak Ngjela ishte sot i ftuar në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja ku foli dhe për shkarkimin e ish-anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ardian Dvoranit. Ndër të tjera Ngjela argumentoi se përse ky shkarkim është në dëm të presidentit Ilir Meta.

Denis Dyrnjaja: Në fakt duket sikur Ilir Meta ia arriti qëllimit, e largoi zotin Dvorani dhe kjo ndodhi edhe duke u tërhequr dy nga institucionet që monitorojnë ligjzbatimin e Shqipërisë që është EURALIUS dhe OPDATI, iu kërkua dhe ato thanë bëni atë që duhet bërë.

Spartak Ngjela: Ka rënë brenda me të. Po sepse ato e hoqën për faktin se ky ka mbaruar afati dhe këtë e kërkoi presidenti. A ka të tjerë që e kanë mbaruar afatin? Ka. E kush është? Vitore Tusha, ka tre vite që i ka mbaruar. Pse rrinë? I mban kushtetuta. Përse i mban kushtetuta? I mban Kushtetuta sepse kështu e kemi vendosur që të mos ketë bllokim të institucioneve. Unë nuk kam qenë dakord, më duket këtu e kam thënë, por ato thanë që bllokohen institucionet dhe më bindën. Pa ardhur zëvendësuesi nuk mund të ikin. Po ikën me dëshirën e tyre punë tjetër. Metës i iku përkrahësja. Tani do të futen dy të tjerë, të dy të tjerët s’janë të Metës.

Denis Dyrnjaja: Bëri autogol politik presidenti?

Spartak Ngjela: Bëri, ra brenda. Sepse nga tahmaja e madhe humbi gjithçka.

Po ashtu Ngjela foli edhe për shkarkimin e Fatmira Hajdarit.

“Çështja është që nuk mund të gënjehet për gruan e Azem Hajdarit është shumë e vështirë të stisen prova. Unë i kam miq ata por dua të vërtetën më shumë. Çështja është që vetëm proceset gjyqësore mund ta nxjerrin tamam të vërtetën e asaj pasurie. Çfarë mund të kishte në mbrojtje ajo? Do të kishte mbrojtje sepse pas vrasjes së Azemit asaj mund t’i kenë dhuruar shumë gjëra. Unë nuk e di, duhet proces i rregullt gjyqësor. Ligji ka karakter formal dhe nuk ja kanë nxjerrë shqiptarët por ndërkombëtarët. Duhet të keni parasysh një gjë,nuk kanë forcë fare KPK (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit) në lidhje me Vetingun e gjyqtarëve, ata janë të gjithë ndërkombëtar dhe nuk ka asnjë shqiptar”, u shpreh avokati.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT