Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, sërish mosdakordësi mes palëve

Pas gati dy orësh ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik ku diskutohet për Reformën Zgjedhore.

Oerd Bylykbashi, bashkëkryetar në Këshill, tha se mazhoranca nuk pranoi për propozimin e opozitës për përzgjedhjen e anëtarëve e KQZ.

“Diskutuam propozimin e dytë të opozitës së bashkuar në lidhje me KQZ. Ne kishim bërë një propozim tjetër por sot me qëllim që marrëveshja të zbatohet, duke siguruar të gjitha garancitë e procesit të emërimit të anëtarëve të KQZ. Ne i kërkuam mazhorancës me këtë hap të dytë, të heqë dorë nga këmbëngulja që me çdo kusht të cojnë në një proces që nuk kalon nga Kuvendi. Ajo nuk e pranoi duke arsyetuar që sistemi i propozuar prej nesh politizon.Por ne e kemi të certifikuar nga Venecia, është si ai i reformës në drejtësi.

I ftuam të reagojnë në mënyrë konstruktive që të ngrihet sa më shpejt KQZ në mënyrë të besueshme që t’i hapë rrugë identifikimit biometrik”,- tha Bylykbashi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT