Frikë për udhëtarët/ Shqiptari i infektuar me Covid-19 udhëton me traget nga Durrësi drejt Barit

Autoritetet lokale të rajonit të Puglias në Itali, kanë informuar se një shtetas shqiptar ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Mediat italiane shkruajnë se ai ka mbërritur dy ditë më parë me traget nga Durrësi drejt Barit e gjatë kontrollit në portin e Barit ka shfaqur simptoma të ngjashme me ato të virusit.

Pas kontrollit mjekësor e testimeve të detyrueshme ka dalë pozitiv me Covid-19.

Aktualisht ai ndodhet i shtruar në spitalin Poliklinik të Barit.

Lajmi është dhënë nga Guvernatori i rajonit të Puglias Michele Emiliano.

Shqiptari është rezident në Itali e ka ardhur nga Shqipëria me motivin e punësimit e kthimit në banesën e tij të rezidencës.

Kishte disa ditë që rajoni i Puglias në jug të Italisë, nuk shënonte asnjë rast pozitiv me koronavirus.

Guvernatori i Puglias Michele Emiliano ka informuar se do të testojnë të gjithë pasagjerët që kanë udhëtuar me tragetin me të cilin ka mbërritur në Itali shqiptari i infektuar.

“Nuk mund të lejojmë një lockdown tjetër”, ka deklaruar ai.

Mbetet për t’u verifikuar se nga kush qytet i Shqipërisë është nisur shqiptari pozitiv me Covid-19.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT