Shqiptarja, nxënësja më e mirë në shkollën Aurora të Amerikës

E reja shqiptare nga Shqipëria është zgjedhur si nxënësja më e mirë në shkollën e mesme në Aurora të Amerikës

Ajo quhet Betime Begzati, vajza me preardhje nga Serbica e Kërçovës, e cila së fundmi, është zgjedhur si nxënësja më e mirë në Aurora High School-Class of 2020 Graduation e vlerësuar me diplomën e “Nderit më të lartë” (Summa Cum Laude)

Duhet theksuar se ambiciet e saj dhe dëshira më tej është qe të studiojë në degën e Fizikës në Missouri State University me synimin për t’u bërë optometriste.

Vajza shqiptare edhe pse ka lindur dhe është rritur në Aurora, Missouri të SHBA-së, gjuhën shqipe e shkruan dhe e flet shumë bukur dhe me mjaft dashuri, që e ka kultivuar nga prindërit e saj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT