“S’më kanë lënë gjë pa thënë nga Londra”/ Rama nxjerr pamje nga Aeroporti i Kukësit: Vitin e ardhshëm ulim ”Migjenin”

Kryeministri Edi e ka nisur ditën sot me disa nga pamjet nga projekti i Terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit.

Kreu i qeverisë tha se për këtë projekt vijon puna, ndërsa shtoi se vitin që vjen në këtë aeroport do të ulet avioni ‘Migjeni’.

MESAZHI I RAMËS

MIRËMËNGJES me disa pamje nga projekti i Terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit, ku vijon intensivisht puna me objektivin që vitin e ardhshëm të ulim “Migjenin” me grupin e parë të pasagjerëve, të cilët do të përzgjidhen mes atyre miqve të kësaj faqeje, të cilët e kanë përqeshur më shumë këtë projekt dhe s’më kanë lënë gjë pa thënë nga Londra.

Rama.

aeroporti kukesaeroporti kukes1aeroporti kukes2

aeroporti kukes3aeroporti kukes4aeroporti kukes5

Back to top button
LAJMET E FUNDIT