Pipero paralajmëron: Sa më shumë të ekspozohesh në një ambient të infektuar nga Covid, aq më rëndë sëmuresh

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka folur në lidhje me situatën e Covid në të cilën ndodhet vendi pas rritjes së rasteve të reja.

Pipero ka bërë me dije se koha e ekspozimit ndaj ambienteve të infektuara nga Covid është i rëndësishëm, sepse sa më shumë të qëndrosh në këto ambiente aq më rëndë sëmuresh.

“Ky virus, ndryshe nga të tjerët, varet shumë rëndesa e sëmundjes, nga koha e ekspozimit ndaj virusit. Sa më shumë të ekspozohesh në një ambient të infektuar aq më rëndë sëmuresh. Koha e ekspozimit ndaj virusit është shumë e rëndësishme, mosha është shumë e rëndësishme, të sëmurët kronikë janë shumë të rëndësishëm. Mund t’ju them që kjo pandemi na ka dhënë mësime që do të mbeten në histori”, tha mjeku në ABC News.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT