Protesta anti-Covid në Tiranë, banorët: S’ka as Llesh, as presh të na ndalojë
Një grup aktivistësh sot në kryeqytet po marshojnë kundër koronavirusit dhe vaksinës.
Me pankarta në duar dhe bluza ku shkruhet “Jo vaksinës”, nje grup njerëzish i moshave të ndryshme, po ecin tek Bulevardi Dëshmorët e Kombit
Alfred Çako: “Do vazhdojmë të protestojmë përmes fjalës së lirë. Janë të manipuluara, për të mos na lënë ne të qarkullojmë. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Është grip normal që kalohet si gjithë sëmundjet e tjera.
Nuk mund të izolojmë të gjithë vendin. Çdo vit vdesin shumë të moshuar, kështu që është normale. Ata duan të zbatojnë një plan botëror. Ju e dini që lufta më e madhe bëhet mes Trump dhe kundërshtarëve të tij. Nuk ka as Llesh, as presh të na ndalojë”.