“Forca vëllezër, bashkimi bën fuqinë”/ Mesazhi i Ramës për zgjedhjet në Serbi

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në Twitter, ku jep një mesazh të fortë një ditë para zgjedhjeve që pritet të mbahen në Serbi,
Rama uron për pjesëmarrje masive dhe mbështetje per Listën e Luginës së Bashkuar!
“Uroj nesër pjesëmarrja të lartë në zgjedhje dhe mbështetje masive për Listën e Luginës së Bashkuar! Bashkimi i votës për Luginën e Bashkuar fuqizon zërin e shqiptarëve dhe i jep forcë përfaqësuese një bashkësie që meriton shumë më shumë. Forca vëllezër, bashkimi bën fuqinë”, shkruan Rama.