Shkon në 35 numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë

Ditën e sotme ka ndërruar jetë një pacient 80-vjeç, i infektuar nga Covid-19 në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Mësohet se 80-vjeçari vuante nga disa sëmundje të tjera shoqëruese.

“Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot, më 20 qershor 2020, në këtë klinikë ka vdekur pacienti A.G. (1940), me vendbanim në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që deri më tani në Kosovë nga koronavirusi kanë humbur jetën 35 persona, ndërsa janë infektuar 1 998.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT