Tirana infekton Pogradecin, si u zbuluan 3 raste me Covid-19 në qytet

ISHP njoftoi sot për 3 raste me koronavirus në Pogradec.

Sipas mediave, gjatë ditës së djeshme në këtë qytet janë bërë 7 tamponë, 3 prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë.

Mësohet se të trija rastet janë nga familje të ndryshme.

Nga hetimi epidemiologjik, ISHP ka arritur në përfundimin se virusi në Pogradec shkoi nga Tirana.

Ndërkohë, vijon marrja e tamponëve për familjarët e të infektuarve me qëllim nxjerrjen e hartës së plotë të të infektuarve në këtë qytet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT