Zgjedhjet në Serbi/ Thaçi u bën thirrje bashkëkombësve të Luginës: Votoni për listën e partive shqiptare

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i lumtur që i gjithë spektri politik shqiptar në Luginën e Preshevës është bashkuar dhe në procesin zgjedhor atje po garojnë me Listën e Përbashkët të Shqiptarëve.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai i ka bërë thirrje të gjithë bashkëkombësve në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, që të dalin masivisht në zgjedhjet e nesërme dhe të votojnë për platformën e unifikuar politike të partive shqiptare.
Postimi i plotë:
Jam i lumtur që i gjithë spektri politik shqiptar në Luginën e Preshevës është bashkuar dhe në procesin zgjedhor atje po garojnë me Listën e Përbashkët të Shqiptarëve.
Të gjithë bashkëkombësve shqiptarë në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës u bëj thirrje që të dalin masivisht në zgjedhjet e nesërme dhe të votojnë për platformën e unifikuar politike të partive shqiptare.
Duke qëndruar të bashkuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive kombëtare, zëri i shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të dëgjohet kudo. Me vetëdije të lartë kombëtare dhe të bashkuar në përgjegjësi politike e forcojmë më shumë edhe kombin tone.