COVID-19 në Shqipëri, ja kush janë qytetet më të infektuara

Java e fundit ka qenë më e errëta në Shqipëri në lidhje me numrin e të infektuarve nga COVID-19, pasi në 7 ditët e fundit u konfirmuan pozitivë një numër shumë i madh personash.

Numri total i të infektuarve ka arritur në 1962, nga të cilët 1134 janë shëruar dhe 44 kanë humbur jetën.

Tirana është qyteti me më shumë raste aktive në Shqipëri, me 361 të infektuar, e ndjekur nga Durrësi me 151 raste.

Edhe Shkodra ka një numër të madh të prekurish, me 127 të infektuar, ndërsa më pak kanë Vlora dhe Fieri, respektivisht me 54 dhe 37 raste.

Edhe për sa i ëprket numrit të viktimave, kryeqyteti është në vendin e parë me 24 humbje jete, ndërsa Durrësi ka 9 viktima nga COVID.

Në Shkodër 5 persona kanë humbur jetën, në Fier 4, ndërsa Vlora dhe Kukësi kanë patur nga një viktimë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT