Qëndis dhe punon/ Njihuni me 110- vjeçaren nga Gramshi që i ka habitur të gjithë (FOTO)

Nga Esmerid Murati

Jeta është plot të papritura dhe e nesërmja nuk i premtohet askujt. Mirëpo, një histori e jashtëzakonshme vjen nga fshati Shumrizë i Gramshit.

Një e moshuar nga Gramshi na dëshmon se jeta është e bukur edhe në këtë moshë. Xhile Salla, e cila më 4 gusht pritet të mbushë plot 110 vite jeton e lumtur me djalin e saj.

Pavarësisht viteve që mban mbi supe, nënë Xhilja i lë të gjithë pa fjalë me shkathtësinë e saj. 110-vjeçarja qëndis dhe punon sikur vitet, të ishin vetëm numra.

Ajo ka katër djem dhe jeta e saj sigurisht që nuk ka qenë aspak e lehtë. Sot, nënë Xhilja jeton me një prej djemve dhe merr një pension vetëm 70 mijë lekë të vjetra.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT