Rritja e numrit të të infektuarve dhe shtrimeve në spital, Komiteti i Ekspertëve propozon hapjen e spitalit COVID 2

Rritja e numrit të i infektuarve me COVID-19 mund mund të sjellë edhe hapjen e një spitali të dytë COVID.

Komiteti i Ekpertëve po mendon për hapjen e një spitali të dytë COVID, pasi numri i të infektuar është rritur ndjeshëm javët e fundit.

Ekspertët kanë propozuar që ish-kirurgjia në QSUT të kthehet në një spital COVID, por ende nuk është marrë një vendim.

“Mund të hapet një spital i dytë. Por shihet si mundësi. Spitali COVID2 mund të jetë ish-kirurgjia në QSUT”, thanë burime nga Ministria.

Ndërkohë, numri i personave të prekur me koronavirus në Shqipëri është rritur. Dosja.al raportoi një ditë më parë se COVID-19 është futur edhe në institusionet shqiptare.

Së fundmi ka rezultuar i infektuar edhe një punonjëse e Zyrës së Dhënave në Kryeministri. Po kështu, Ministria e e Shëndetësisë bëri me dije sot se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 33 raste të reja. Harta u zgjerua në 4 qytete. Numri total i viktimave ka shkuar në 44.

Sakaq, numri i të shëruarve ka shkuar në 1159.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT