Takimi në Presidencë me Kryenegociatorin Zef Mazi, Meta: E sigurova për mbështetjen e plotë në detyrën e tij

Ditën e sotme në presidencë në orën 12:00 u zhvillua për më shumë se 30 minuta, takimi mes Presidentit Meta dhe Kryenegociatorit të Shqipërisë për Integrimin Europian, Zef Mazi.

Pas takimit të zhvilluar Presidenti Meta ka zbuluar disa detaje nga biseda me Kryenegociatorin Zef Mazi.

“Diskutuam hapur e në mënyrë konstruktive për perspektiven e çeljes së negociatave. Ndërsa politika jonë duhet të tregojë vullnet për plotësimin e kushteve, është e rëndësishme përgatitja teknike dhe rritja e kapaciteteve negociuese”, shprehet Meta me anë të një postimi në Facebook.

Postimi i presidentit Meta:

Kënaqësi të prisja sot në takim Ambasador Zef Mazin, i emëruar nga Qeveria Kryenegociator për zhvillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Diskutuam hapur e në mënyrë konstruktive për perspektiven e çeljes së negociatave.
Ndërsa politika jonë duhet të tregojë vullnet për plotësimin e kushteve, është e rëndësishme përgatitja teknike dhe rritja e kapaciteteve negociuese.
E sigurova për mbështetjen e plotë në detyrën e tij nga institucioni i Presidentit të Republikës.
Integrimi europian është objektiv mbarëkombëtar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT