Nis hapja e transportit detar, lëvizin rezidentët ne BE, të sëmurët dhe diplomatët

Shqipëria nisi hapjen e transportit ndërkombëtar për detar për pasagjerët. Por deri më 1 korrik, do të lëvizin të lirë vetëm të huajt e bllokuar në Shqipëri, rezidentët në vendet e BE, qytetarët e sëmurë dhe diplomatët. Udhëtimet me traget për të gjithë kategoritë e tjera pritet të nisin më 1 korrik.

Kjo e hënë shënoi nisjen e fazës së parë të hapjes së transporti detar ndërkombëtar  për pasagjerët, pas një mbyllje gati 3 mujore për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në këtë fazë, lejohen të lëvizin nga dhe për në Shqipëri, të gjithë shtetasit shqiptarë që janë rezidentë në vendet e BE, dhe janë te pajisur me dokumente te shteteve të BE ose shteteve te tjera jashtë BE.

Po ashtu do të lejohen të lëvizin të gjithë diplomatët shqiptarë dhe të huaj, si dhe diplomatë të Republikës së Kosovës me automjetet e tyre personale në hyrje dhe në dalje për dhe nga Shqipëria.

“Hapja nuk do të jetë 100% për të gjithë njerëzit lirshëm, por do të fillojë në mënyrë graduale pas kësaj krize jashtëzakonisht të vështirë.”

Në fazën e dytë, bazuar në dispozitat aktuale të BE-së, nëse s’do të ketë të papritura, nga data 1 korrik 2020, transporti detar i pasagjerëve drejt Italisë do të jetë i hapur për të gjithë shtetasit shqiptarë.

“Kapacitetet do të jenë 70% dhe masat ndaj Covid do të jenë rreptësisht të kontrollueshme”.

Nga Durrësi e Vlora tragetet e para do të nisen mbrëmjen e se hënës, ndërsa në Sarandë ende nuk ka asnjë kërkesë për udhëtim drejt Korfuzit.

Lëvizja e pasagjerëve sipas udhëzimit do të behet me protokollet e miratuara të sigurisë kundër përhapjes së koronavirusit.

Shoqëritë e Transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve do të jenë përgjegjëse edhe për të informuar pasagjerët për kufizimet dhe rregullat e kujdesit dhe sigurisë së shëndetit në portet e nisjes dhe destiancionet.

Udhëzime të rëndësishme

Si behet rezervimi per lundrimet-  Rezervimi i lundrimeve për dhe nga portet e Shqipërisë do të jetë përgjegjësi e shoqërive të transportit ndërkombëtar. Gjithashtu ato duhet të bëjnë dhe informimin e pasagjerëve mbi rregulla të kufizimit në porte si dhe masat shëndetësore në destinacionin ku do të mbërrijnë.

I gjithë ky proces ka në fokus garantimin e sigurisë së shëndetit të pasagjerëve, duke përmbushur të gjitha protokollet e sigurisë të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë, bazuar në udhëzimet e organizmave ndërkombëtare.

Për monitorimin e zbatimit të të gjitha masave si dhe planin e zbatimit të parashikuara në Protokollin e Operimit të Transportit Detar do të merret Drejtoria e Përgjithshme Detare.

Gjithashtu në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë do të punojnë për të garantuar lundrime të sigurta pa cënuar shëndetin e pasagjerëve.

Fluturimet- Duke nisur nga sot skedulat e miratuara për Sezonin e Verës 2020, do të jenë aktive dhe duke filluar po nga kjo e hënë shoqëritë ajrore që synojnë të operojnë për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës do të marrin masat e nevojshme për rifillimin e operimeve.

Kujdes: -Përpara rezervimit të një fluturimi, Shoqëritë Ajrore duhet të informojnë pasagjerët dhe pasagjerët duhet të njihen me:
– kufizimet e mundshme për nisjet nga Shqipëria, të cilat janë në fuqi në aeroportin e destinacionit të synuar;
– kushtet dhe dokumentacionin e kërkuar nga shteti i destinacionit, për udhëtarët që mbërrijnë pas nisjes nga Shqipëria;
– kërkesat që përcaktohen në Protokollin e Operimit të Transportit Ajror në vendin tonë, si dhe për rregullat e kujdesit dhe sigurisë së shëndetit në aeroportin e destinacionit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT