Shpëtim Idrizi thirrje kryeministrit grek Mitsotakis: Dëgjo zërin e babait tënd, mos e harro Çamërinë!

Kreu i PDIU Shpërtim Idrizi gjatë një aktivitieti përkujtimor të mbajtur sot, 76 vjet Genocid “Mos harro Çamërinë”, i ka bërë thirrje kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis të mos e harrojë çështjen çame.
Idrizi ka thënë se në vitin 1992 babai i Mitsotakis ka qenë kryeministër dhe në bisedimet që ka pasur sipas tij me ish-kryeministrin Meksi, ka propozuar që të ngrihen komisione mikse për ngritjen e varrezave të partizanëve çamë të vrarë në Greqi.
“Dua t’i bëj thirrje kryeministrit të Greqisë, Mitsotaqis, babain e tij i cili në vitin 1992 ka qenë kryeministër në Greqi, i cili në bisedime me kryeinistrin Meksi pranoi të ngriheshin komisione mikse për çështje pronësore në Çamëri dhe ngritjen e varrezave të partizanëve çamë të vrarë në Greqi. Thirrja ime për kryeministrin e Greqisë sot është, dëgjo zërin e babait. Sot thirrja “Mos e harro Çamërinë” i drejtohet popullit grek me të cilët duam të jetojmë si fqinjë të mirë. Ne duam të kthehemi në Çamëri, ne nuk e ngatërrojmë popullin grek me bandat e Napolon Zervës. Unë sot i bëj thirrje popullit grek që të punojmë bashkë. Ne mendojmë që Çamëria nuk mund të jetë ndërgjegjja e vrarë e Greqisë”, u shpreh Idrizi, raporton Ora News