Rinis transporti publik dhe jashtë qyteteve, Manastirliu shpall vendimin: Jo pa maska

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur heqjen e kufizimit të transportit publik. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në konferencën për shtyp shpalli vendimin e Teknik të Ekspertëve për transportin publik, ku përfshihet edhe ai ndërqytetas.

Në të njëjtën kohë, ministrja paralajmëroi se gjatë udhëtimit do të jetë taksative që të mbahen maskat.

“Komiteti Teknik i Ekspetëve vendosi heqjen e kufizimit për transportin publik, pra do të vijoj transporti publik ndërqytetas dhe brenda qytetit, por me disa masa dhe protokolle të veçanta të cilat tashmë janë të miratuara dhe aprovuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Dua të theksoj se përdorimi i maskës gjatë udhëtimit si për ata që shërbejnë dhe për qytetarët që përdorin transportin publik do të jetë i detyrueshëm. Nuk do të ketë asnjë tolerancë nëse do të konstatohet mosrespektim i këtyre masave dhe rregullave të vendosura që janë të domosdoshme për të mbrojtur shëndetin e popullatës dhe për të mos lejuar përhapjen e SARS-COV2”, theksoi Manastirliu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT