“Manipulator e dështak si Enver Hoxha”, Topalli “i përvishet” Bashës: Çdo dy vite i ndërronin ministritë prej skandaleve që bënte

Jozefina Topalli ka reaguar ashpër pas një videoje të Endri Hasës, ku Basha shfaqet si personi i cili arriti anëtarësimin në Nato apo takimin me presidentin Bush, duke lënë jashtë figura të tjera të PD.
Pikërisht kjo gjë ka sjell dhe reagimin e Jozefina Topallit, e cila e ka krahasuar Bashën me Enver Hoxhën një manipulator dhe dështak.
Me ironi, Topalli shkruan se Basha paska bërë liberalizimin e vizave, takimin me Bushin apo dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.
Postimi i plotë i Jozefina Topallit:
Nje deshtak, manipulator si Enver Hoxha!
Keshtu manipulonte Enver Hoxha historine, per te manipuluar mendjet e njerezve.
Fshinte dhe çensuronte cdo fytyre dhe emer personaliteti nga fotoja dhe historia, per te thene se historia jam Une.
( Fotot me poshte jane ne ballkonin e Bashkise Shkoder. E.Hoxha heq pjesëmarrësit, duke
filluar nga Gjergj Fishta).
Ne 2020 , me video ne fcb kunati ne emer te Partise qe rrezoi Partine e Enver Hoxhes ben te njejten gje.
Shiko videon me poshte!
Ky paska bere Naton, liberalizimin e vizave, ky paska sjell Bushin ne Shqiperi… Ky ka bere Tap-in; Ky marreveshtjen e stabilizim Asocimit, ky do kete themelu edhe Partine Demokratike; edhe ne 97’ ky do e kete ringritur nga hiri…
Kryeministri i kohes paska qene ne gjume gjithe kohen, kurse te tjeret paskemi qene ne planet tjeter..
Ky i ka bere te gjitha sic beri dhe tramin.
Ne fakt, me sa me kujtohet , kry nje apo dy vitesh ketij i nderronin ministrite se ishte si mine me sahat prej skandaleve qe krijonte.
/e.rr