Majko: S’fola për shembjen e Teatrit se kisha bërë një operacion në gojë. Raportet me Veliajn i kam më të mira se me Ramën

Ministri për Diasporën dhe deputeti, Pandeli Majko, prej kohësh ka mbajtur qëndrimin e tij kundër maxhorancës për shembjen e Teatrit Kombëtar. Majko kur u shemb teatri më shumë se një muaj më parë, heshti dhe për heshtjen jusitifikohet me një operacion në gojë që ka bërë muajt e fundit.
Në një intervistë në ABC News, Majko u shpreh se qëndrimin e tij për Teatrin Kombëtar e ka thënë shumë kohë më parë dhe tani nuk ka më vlerë që të flasë për këtë çështje.
Ministri tha më tej se raportet me Veliajn i ka më të mira se me Ramën, por nuk ka folur me të për Teatrin.
Si i keni marrëdheniet me Veliajn?
Pse keni marë vesh ndonjë gjë?
S’e di po ju pyes?
Aman o ç’a janë këto pyetje.
Mirë? Normale?
I kam pak më të mira se me Edi Ramën.
Po ku i keni kaq të mira, pse nuk i thatë “o Erion çfarë po bën me Teatrin?
Aha, çfarë do? Do variantin eee…
Variantin e vërtëtë se nuk jeni politikan mashtrues….
E vërteta ime është e deklaruar, dhe është më e vjetër se qëndrimi im në këtë maxhorancë.
A ka pasur ndërveprim me kryetarin e bashkisë?
Kur erdha më pyete se si e kalova koronavirusin, tahs se duke mos vajtur tek dentisit qe një fat i madh që unë bëra dy ndërhyrje kirurgjikale në gojë dhe atëherë që doja të flisja nuk fola dot, tani është e kot që të flas.