Ambasada e SHBA i jep “shuplakën” e parë Hotit: Emëroni në qeveri profesionistë, jo militantë

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka reaguar ndaj emërimeve në Qeverinë Hoti, duke bërë thirrje që të emërohen profesionistë me përvojë e jo militantë partiakë.
“Sot ne i njohim ata zyrtarë që i shërbejnë me ndershmëri vendit të tyre dhe i bëjmë thirrje Qeverisë së re të Kosovës që të emërojë profesionistë me përvojë e jo militantë partiak”, thuhet në postimin e Ambasadës në Twitter.
Today we recognize those officials who honorably serve their country and call on #Kosovo's new government to appoint experienced professionals, rather than political allies. #PublicServiceDay
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) June 23, 2020