“Përpjekje në tri dekada për të përmirësuar marrëdhëniet”- Presidenti Meta drekë lamtumire me ambasadorin serb në Tiranë
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar sot një drekë lamtumire me ambasadorin e Serbisë në Tiranë, Miroljub Zariç.
Kreu i shtetit thekson se diplomati ka bërë përpjekje në tri dekadat për të përmirësuar marrëdhëniet midis dy vendeve.
Postimi i plotë:
Kënaqësi të kisha sot drekën e lamtumirës me Ambasadorin e Serbisë, Miroljub Zariç, i cili ka bërë përpjekjet më të mira në tre dekada si diplomat për përmirësimin e marrëdhënieve tona.
Besoj se Ambasador Zariç nuk do ndalet as në të ardhmen për të kontribuar, jo vetëm për progresin e marrëdhënieve, por edhe për promovimin e bukurive të Shqipërisë.