Akuzat ndaj Thaçit, deputeti opozitar kërkon rezolutë për luftën e UÇK-së dhe bashkim kombëtar

Deputeti i opozitës së re, Kostaq Papa kërkoi që Kuvendi i Shqipërisë të dalë me një rezolutë në mbrojtje të luftës së UÇK.

Reagimi i deputetit erdhi referuar akuzave të ngritura ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit për krime lufte.

Deputeti Papa kërkoi edhe bashkim kombëtar.

“Kërkoj nga parlamenti të dalë me një rezolutë në mbrojtje të lutës së UÇK. Dy parlamentet, Shqipëria dhe Kosova të mblidhen, por edhe përfaqësues nga Çamëria duhet të mblidhen në Prizren para 1 Korrikut për të shpallur të drejtën shqiptare për bashkimin kombëtar” kërkoi ai.

Por Gramoz Ruçi iu përgjigj duke i thënë “Depozitoje në Kuvend kërkesën sipas procedurave“.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT