Raporti i DASH, ambasadorja Yuri Kim vlerëson Shqipërinë: Kontribuoi në luftën kundër ISIS

Pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për terrorizmin, ka reaguar ambasadorja e Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.

Në një status në Twitter ajo shprehet se Shqipëria është suportuese e fortë e përpjekjeve ndërkombëtare kundër terrorizmit.

“Raporti i Terrorizmit për vitin 2019: Shqipëria vazhdoi mbështetjen e saj të fortë të përpjekjeve ndërkombëtare kundër terrorizmit dhe kontribuoi në Koalicionin Global për të mposhtur ISIS-in,” shkruan ajo.

Departamenti amerikan i Shtetit, publikoi sot raportin vjetor për terrorizmin në botë, ku thuhet se në vitin 2019 Shtetet e Bashkuara arritën suksese të konsiderueshme në luftën kundër terrorizmit, por megjithatë kërcënime të rrezikshte të terrorizmit vazhduan në botë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT