Anulohet takimi Kosovë-Serbi në SHBA, Grenell i shkruan Hotit: Mirëkuptoj vendimin, mezi presim të caktojmë një datë tjetër

Dështon takimi i parashikuar që të mbahej në 27 qershor në SHBA, ku do të dialogohej mes përfaqësuesve të Kosovës dhe të Serbisë.

Pasi kryeministri i Kosovës Avdulla Hoti deklaroi se nuk do të shkonte në takimin në Uashington, pas aktakuzave për krime lufte për presidentin Hashim Thaçi e Kadri Veselin, vjen dhe reagimi nga i dërguari i posaçëm i SHBA-ve për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.

Përmes një mesazhi, Grenell theksoi se SHBA mirëkupton vendimin e Hotit, ndërsa shtoi se mirëpresin një ricaktim të një tjetër date.

“Faleminderit, Kryeministër Hoti. Ne e kuptojmë vendimin tuaj dhe mezi presim të ri-caktojmë takimin së shpejti.”, tha Grenell në Twitter.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT