Dialogu Kosovë- Serbi/ Komisioneri për Zgjerimin e BE takon Lajçakun: Do të punojmë si një ekip
Komisioneri për Zgjerimin i BE, Oliver Varhelyi u takua sot me të dërguarin special në Union, Miroslav Lajçak për dialogun Kosovë- Serbi.
Ai shprehet se mes dy palëve pati një diskutim të mirë dhe do të punohet bashkë, si një ekip për krijimin e një momenti të ri për dy vendet, Ballkanin Perëndimor dhe vëtë Bashkimin Europian.
Statusi i plotë
Diskutim i mirë me Përfaqësuesin Special #EU për dialogun Beograd-Prishtinë sot, personalisht. Mezi pres të vazhdojmë të punojmë së bashku, si ekip, në krijimin e një momenti të ri.