Zbardhet Akti Normativ për plazhet: 700 mijë lekë gjobë për bizneset nëse shkelin protokollin e sigurisë shëndetësore

Bizneset turistike që nuk respektojnë protokollet e sigurisë për mbrojtjen e turistëve nga përhapja e COVID-19  do të gjobiten me 700 mijë lekë.

Në rast përsëritje, do t’u mbyllet aktiviteti.

Kjo parashikohet në një akt normativ që mban firmën e ministrit të Brendshëm dhe të Shëndetësisë.

“Nëpërmjet këtij akti normativ parashikohet të penalizohen subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike në stacionet e plazhit dhe që nuk respektojnë rregullat dhe protokollet e sigurisë, të nxjerra nga organet kompetente, me dënimin me gjobë 700 000 (shtatëqind) mijë lekë dhe, në rast përsëritjeje, iu  shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë nga inspektoratet përgjegjëse, duke synuar kështu të mbrohet shëndeti i turistëve në zonat e plazheve nga infeksioni Covid-19 si edhe mjedisi”, shkruhet në relacionin e aktit normativ të depozituar në Kuvend.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT