Ja kur hap BE kufijtë, Shqipëria në listën paraprake të shteteve që do lejohen të udhëtojnë

Të mbyllur në një sallë në Bruksel, zyrtarët po debatojnë se kush do të lejohet të hyjë në BE kur kufijtë ndërkombëtarë të bllokut të hapen më 1 korrik dhe se kush do të mbetet jashtë.
Lista ka nxitur tashmë polemika, pasi burime të brendshme zbuluan se Shtetet e Bashkuara – prekur më keqazi në mbarë botën nga COVID-19 me më shumë se 2.4 milionë të prekur nuk ishte në të.
Brazili dhe Rusia gjithashtu besohet të jenë në listën që i ndalohet hyrja për shkak të përgjigjes kanë pasur ndaj COVID-19.
Të enjten zyrtarët europianë dështuan të arrijnë në një vendim mbi vendet që nuk lejohet të hyjnë edhe pasi të hapen kufijtë e jashtëm të bllokut, ku një diplomat i BE i tha Euronews se zyrtarët nuk “arritën një marrëveshje” dhe se bisedimet do të vazhdojnë të premten.
Euronews Albania siguroi draftin e plotë, nga burime diplomatike të BE, ku shfaqen vendet me të cilat do të hapen kufijtë e BE-së, ku përfshihet edhe Shqipëria.
Burimet kanë hedhur dyshime gjithashtu për datën e hapjes, ku sugjerojnë se marrëveshjet nuk do të arrijnë të kapin këtë afat.
Lista e shteteve që do të lejohen të hyjnë në BE s
ipas draftit:
Shqipëria
Vatikani
Monako
Mali i Zi
Andorra
Serbia
Bosnja dhe Hercegovina
Ukraina
Turqia
Kosova
Republika Popullore Demokratike e Koresë
Turkmenistani
Vietnami
Kina
Tajlanda
Mjanmar
Mongolia
Japonia
Koreja e Jugut
Gjeorgjia
Butani
Libani
Indonezia
Uzbekistani
India
Taxhikistani
Kazakistani
Palau
Zelanda e Re
Australia
Dominika
Bahamas
Shën Luçia
Uruguai
Kuba
Gujana
Paraguai
Venezuela
Nikaragua
Kosta Rika
Kanada
Angola
Tunizia
Namibia
Uganda
Mozambiku
Mauritius
Zambia
Etiopia
Moroku
Algjeria
Egjipti
Ruanda