Aktakuza ndaj Thaçit, Bildt: Ky është fundi i takimit të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë

Anulimin e vizitës së zyrtarëve të Kosovës në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, pas publikimit të akuzës ndaj Presidentit Thaçi për krime  lufte, e ka komentuar edhe Bashkëkryesuesi i Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme Carl Bildt.

Nëpërmjet një postimi në Twitter ai është shprehur  thënë se ky është fundi i takimit të planifikuar të Shtëpinë e Bardhë.

“Ky është fundi i takimit të planifikuar të Shtëpinë e Bardhë rreth marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.”- ka shkruan Bildt.

Kujtojmë se dje Hashim Thaçi e anuloi pjesëmarrjen e tij në takimin e Uashingtonit, për shkak të zhvillimeve të fundit, ku Prokuroria Speciale i dorëzoi aktakuzë në Gjykatën Speciale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT