VIDEO: 6 shqiptarët nga Kosova bllokohen në Malin e Jezercës, helikopteri i FA i shpëton dhe i dërgon shëndoshë e mirë në Theth
Momente nga shpetimi i shqiptareve nga Kosova ne Malin e Jezerces
6 shtetas shqiptarë nga Kosova janë shpërtuar mbrëmjen e sotme nga një helikopter i Forcave të Armatosura, pasi prej orësh ishin të bllokuar në Malin e Jezercës.
Sipas njoftimit, turistët nga Kosova ishin bllokuar prej shumë orësh në Malin e Jezercës dhe kanë kërkuar ndihmën e Policisë. Menjëherë një helikopter i Forcave të Armatosura është angazhuar në këtë operacion të nisur në orën 19.00.
Pas disa minutash, gjashtë shqiptarët nga Kosova janë marrë nga zona ku ishin bllokuar dhe ajnë dërguar në Theth, në gjendje të mirë shëndetësore. Operacioni ka qenë i koordinuar nga Policia e Shtetit.