Rama: Haradinaj e defaktorizoi Kosovën duke e refuzuar presidentin Macron

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, e ka quajtur ‘tekst skandaloz’ propozimin për aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreytarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Rama në një intervistë ekskluzive në Rubikon në Klan Kosova, tha se për herë të parë nuk gjen fjalët për të shprehur indinjatën që ka pas këtij rasti.

I pyetur nga gazetari Adriatik Kelmendi, Rama solli në vëmendje kritikat e tij për ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.

Sipas Ramës, Haradinaj e defaktorizoi Kosovën duke e refuzuar ofertën e Emannuel Macron, shkruan JavaNews.al

Kujtojmë se muaj më parë Rama zbuloi se Macron i kishte premtuar Ramush Haradinajt heqjen e vizave në rast të pezullimit të taksës ndaj Serbisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT