Publicisti nga Kosova bën deklaratën E FORTË: Ditët e fundit janë vrarë njerëz. Ish-luftëtari i UÇK-së u dogj në makinë, Haga e thirri si dëshmitar
Publicisti nga Kosova Enver Robelli ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, lidhur me thirrjen në Hagë të Hashim Thaçit e Kadri Veselit, për krime kundër njerëzimit.
Robelli ka thënë në emisionin e Eni Vasilit se në ditët e fundit në Kosovë janë vrarë shumë njerëz dhe arsyet nuk dihen sipas tij. Ai u shpreh se në fund të dhjetorit në Prishtinë është vrarë një person, për të cilin më vonë familja ka thënë se kishte marrë ftesë për të dëshmuar në Hagë.
“Në ditët e fundit në Kosovë janë vrarë njerëz. Arsyet nuk dihen. Pas tre ditësh ngjarja harrohet. Në fund të dhjetorit është vrarë një person afër Prishtinës, familja ka thënë se ishte thirrur nga Gjyakat e Hagës për të dëshmuar. Një ish-luftëttar i UÇK-së është gjetur i djegur brenda makinës në rajonin e Pejës. Policia hesht për këtë”, tha publicisti Enver Robelli.
Kujtojmë se në aktakuzën për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin dhe të dyshuar të tjerë, pretendohet se ata janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.